Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit që ai dhe emisari amerikan Gabriel Escobar e patën me presidentin serb Vuçiq.
Lajçak pas takimit tha se e vlerëson gatishmërinë e Vuçiqit për të kontribuuar një zgjidhje për veriun.
Ai shtoi se nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale.
“Në Beograd, zëvendës ndihmës sekretari Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb Vuçiq për situatën e ndërlikuar të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, shkroi Lajçak.