Gjatë ditës së sotme në Bruksel është zhvilluar takimi i radhës në nivel ekspertësh në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Kosova Post.
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Laiçak, ka mirëpritur raundin e shtatë të bisedimeve që u zhvilluan sot në Bruksel.
Lajçak në një postim në Twiter bëri të ditur se sot u vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore.
Ai theksoi se dialogu do të rinis në 2021-ën.
“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”, ka shkruar Lajçak.