Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar në New York nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes, Jean-Pierre Lacroix, përcjell KosovaPost.
Lajçak, përmes një postimi në ‘X’, ishTwitter, ka bërë të ditur se e ka njoftuar Lacroix me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka bërë të ditur se bashkë kanë folur edhe mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor.