Zyra për media e PSD-së së Dardan Molliqajt do të mbaj sot një aktivitet pranë Teatrit Kombëtar tek sheshi “Skënderbeu”.
Siç bëhet e ditur nga PSD-ja, ativiteti do të mbahet në orën 14:00, kohë kjo që rastis të jetë e njëjtë me atë kur emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, do t’ia mësyjë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.
“Sot, me datën 27 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 14:00, PSD do të mbajë aktivitet pranë Teatrit Kombëtar, në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në njoftimin e PSD-së,
Nga zyra për media e kryeministrisë kanë njoftuar se takimi Kurti-Lajçak do të mbahet në orën 14:30.