Nora Gjakova ka siguruar një medalje, duke qenë se në gjysmëfinale mposhti japonezen Tsukasa Yoshida, shkruan Kosova Post.
Xhudistja Gjakova, me kalimin në finale për katorogrinë deri në 57 kilogramë, siguroi medaljen e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Të shtunën, xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.
Siç e dini, Kosovën në Lojërat Olimpike sivjet e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte./KosovaPost/