Sot, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta aprovoj kerkesën e deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ku paraprakisht është përkrahur edhe nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për plotësim ndryshimin e ligjit për Noterinë e Kosovës, duke siguruar Noter të përkohshëm në ato komuna në të cilat nuk ka Noter. Pra, me këtë ndryshim do përfitojnë 9 komuna në Republikën e Kosovës në mungesë noterësh, përcjell Kosova Post.
Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë.
E, kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi.
I njejti pritet të arrijë shumë shpejt në kuvend për të marr mbështetjen nga deputetët.
I kontaktuar nga Kosova Post, deputeti Korenica tha: “Falënderoj ministren Albulena Haxhiu dhe stafin mbështetës të Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen dhe përkrahjen e parezervë të kësaj nisme legjislative.
Edhe njëherë po dëshmohet se Qeveria Kurti është duke u angazhur fuqishëm që të përmirësojë mangësitë ligjore të lëshuara nga qeveritë paraprake duke vë në funksion gjithë potencialin e saj në dobi të qytetarëve tanë,” tha deputeti Korenica për KosovaPost.