Beqaj kundërshton Hotin: është e pamundshme që buxheti të rritet në 5 miliardë!

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj nuk i ka besuar asaj që rivali i tyre nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka thënë se do ta rrit buxhetin në pesë miliardë euro brenda katër viteve. Ai ka thënë se kjo rritje nuk mund të behët asnjëherë brenda një mandati.

“Ende nuk mund të besoj që këtë e ka thënë zoti Hoti, është ndonjë gabim teknik.  Një njeri që njeh rrethanat ekonomike nuk e besoj që e ka thënë se buxheti mund të rritet në pesë miliardë”, ka thënë Beqaj në RTK.

Ai më tej ka vazhduar duke thumbuar rivalët, duke theksuar se i vetmi sukses i qeverisë Mustafa është rritja e TVSH  nga 16 në 18 për qind.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Produktet që ngjajnë me këto pjesë të trupit janë ilaçi më i mirë

Ka disa produkte që kur i sheh në