Sapo është dhënë informata se i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, është arrestuar nga policia, shkruan Kosova Post.
Detajet për arrestimin i ka dhënë Prokuroria Themelore e Ferizajt:
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.
Krivaqa thuhet se është arrestuar në fshatin Sojevë të Ferizajit./KosovaPost/