Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se ai mbështet vendosjen e një armëpushimi në rajon, transmeton KosovaPost.
Biden, i cili sot kërkoi një armëpushim, një ditë më parë kishte miratuar shitjen e 850,000 armëve Izraelit.
Sulmet e forcave pushtuese izraelite që synojnë civilët e pafajshëm palestinezë po shtohen dita-ditës. Javën e fundit, 81 prej tyre ishin fëmijë dhe 312 njerëz u martirizuan në sulmet, veçanërisht në Gaza.
Kombet e Bashkuara njoftuan se më shumë se 38,000 palestinezë u desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të pushtuesve.
Duke shpjeguar se ai do t’i japë “mbështetje Izraelit” me gjithë këto zhvillime, Presidenti i SHBA Biden njoftoi Presidentin Izraelit Netanyahu se ai dëshironte një “armëpushim” të menjëhershëm.
Duke folur me Netanyahun në telefon, Biden deklaroi se ai mbështet vendosjen e një armëpushimi në rajon.