Gazetari afgan Narun Najafizada ka bërë të ditur se presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dhënë dorëheqje dhe kjo do të bëhët publike së shpejti, transmeton Kosova Post.
“Presidenti Ghani ka regjistruar një mesazh të dorëheqjes që do të publikohet së shpejti. Mohib dhe Fazly kanë konfirmuar për një burim të besueshëm”, shkruan gazetari Najafizada.
Dorëheqja e tij vjen pasi talibanët thuajse janë futur brenda në Kabul, ndërsa gati për evakuim po bëhet edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan.
Situata atje ka dalë nga kontrolli ditët e fundit, por ka nisur në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës larguan trupat e tyre ushtarake nga bazat e tyre në Afganistan.
Shumë njerëz të afërt të presidentit Ghani tashmë kanë lënë zyrat dhe detyrat e tyre dhe po lëshojnë vend për regjimin e ri të talibanëve në Afganistan.