Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, pas një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Lipjan thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali”, thuhet në raportin policor.
Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore.