Prej kur është publikuar aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti, janë ngritur dilema të shumta lidhur me mundësinë e kandidimit të Albin Kurtit për kryeministër.
Kjo për shkak se vendimi i Kushtetueses thotë që nuk lejohet askush të kandidojë për deputet, nëse është i dënuar për ndonjë vepër penale në tri vitet e fundit.
Por gazeta “Bota sot” përmes burimeve të saja brenda Vetëvendosjes mëson se lista për kandidatët për deputetë është afër kompletimit, ndërsa si prirës i saj është Albin Kurti.
Të njëjtat burime kanë thënë se lista do të finalizohet brenda kësaj jave dhe do të bëhet publike.
Burimet kanë thënë se brenda VV-së nuk janë të shqetësuar për refuzimin e Kurtit si kandidat për kryeministër, e në këtë mënyrë e kanë vendosur në krye të listës.