Lajthitë janë fruta shumë ushqyes, ku mund të konsumohen të thata, të freskëta dhe të përpunuar në ndonjë ëmbëlsirë.
Ato janë të pasura me proteina dhe minerale, duke bërë kështu të mundur ruajtjen e zemrës dhe enëve të gjakut. Lajthitë përmbajnë gati 60 % vaj, albuminë dhe pak sheqerna.
Ka shumë tipe të frutave me vaj si: bajamet, fistekët, kikirikat, arrat, farat e kungullit dhe luledielli. Por më të mirat janë ato pa kripë apo pa përbërës të tjerë, sepse kështu i ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.