Lansohet projekti në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar (Video)

Lansohet projekti në mbështetje të personave me aftësi të kufizuar (Video)

Në shënimin e Ditës Botërore të personave me aftësi të kufizuara në rrjetet sociale është lansuar një video projekt i realizuar nga Shemsedin Sajhadi me estradën kosovare në mbështetje të persona me aftësi të kufizuara duke dhënë mesazhe përkrahëse për këtë kategori personash, shkruan Kosova Post.

Projekti i titulluar ‘Ti Barabartë Une’ tregon sensibilizimin e shoqërisë, integrimin e personave me aftësi të kufizuar si dhe socializimin e tyre me personazhe publike të cilët dëshirojnë gjithmonë t’i takojnë idhujt e tyre nga afër.

Minutazha e videoklipit të realizuar është e kufizuar, dhe është vendosur vetëm me 10 artistë, dhe personat me aftësi të kufizuar që janë të përfshire nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Ky klip u lansua premierë në ‘’ABİ Çarshia’’, në Prizren, poashtu është lansuar në faqen e projektit ‘’Ti Barabarte Une’’ në Facebook, ndërsa në YouTube përmes kanalit ‘’ArkivaShqip”, ku të gjitha përfitimet e klikimeve do t’iu dhurohen personave me aftësi të kufizuar.

Ndryshe, me një shpërndarje të videoklipit dhe klikim i qytetarëve do të jenë në gjendje të kontribuojnë për personat me aftësi të kufizuar.