Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, njofton mbi themelimin e Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë (USKEB) Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në emër të Byrosë për Çështje Arsimoro-Kulturore të Departamentit të Shtetit, në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, do ta shënojë themelimin e United States-Kosovo.
Educational Exchange Board (USKEB), apo Bordit të Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë, të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 15:00 CEST (koha lokale në Kosovë).
Ngjarja e themelimit të USKEB-it do të mbahet virtualisht dhe do të transmetohet drejtpërdrejt përmes faqes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Facebook.
Ngjarja do të përmbaj një prezantim të iniciativës, përkatësisht mbi rritjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe avancimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës përmes programeve të shkëmbimit arsimor.
Gjatë ngjarjes, të pranishmit do të dëgjojnë nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z. Philip S. Kosnett, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, anëtarët e bordit inaugural të USKEB-it, dhe ish-bursistët e programeve të shkëmbimit arsimor SHBA-Kosovë, përfaqësues të Programit Fulbright në Kosovë.
Gjithashtu, themelimi i USKEB do të shënojë festimin e 75 vjetorit të themelimit të Programit Fulbright në botë.
Bordi i Shkëmbimit Arsimor Shtetet e Bashkuara të Amerikës-Kosovë administrohet nga American Councils for International Education, dhe Kosovo United States Alumni (KUSA).
Për më shumë informata lidhur me USKEB, kontaktoni [email protected], ose vizitoni
faqen uskeb.org.