Largimi i Ronaldos dhe Zidanes e la pa fjalë Modriqin! Ja çfarë thotë

Largimi i Ronaldos dhe Zidanes e la pa fjalë Modriqin! Ja çfarë thotë

Mesfushori i Los Blancos, Luka Modriq ka pranuar se ai kurrë nuk kishte pritur largimin e Zidanes dhe Ronaldos nga “Santiago Bernabeu”.

Fundi i sezonit 2017-18 shënoi edhe fitoren e tretë me radhë të trofeut të Ligës së Kampionëve për “Los Blancos”.

Ikona e klubit Zidane ishte i pari që u largua nga posti i tij drejtues, menjëherë pas këtij, Ronaldon vendosi të provojë një avanturë të re me Juventusin.

“Nuk kam pritur që të largohej as njëri nga këta dy; Nuk kam menduar që Zidane do të largohet e njëjtë edhe Ronaldo”, tha ai ndërsa ka mbetur i befasuar me largimin e trajnerit legjendar dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë, për France Football.

“Në fakt kur thashethemet për Cristianon dolën para se të largohej, ne vëmë baste me njëri-tjetrin që ai do të rrinte, por të gjithë në fund vendosin për fatin e tyre”, përfundoi ai.

Modric, po ashtu u lidh me një kalim te gjiganti i Serie A, Inter, por mbeti në skuadër për t’u drejtuar nga Julen Lopeteguie.