Sot janë larguar dy kioska në qendër të Prizrenit, pranë minarës së Arastës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj.
“Sot u larguan kioskat (trafikat) të cilat ishin të vendosura pranë Minares së Arastët me ç’rast po i kthehet bukuria dhe pamja vizuele Minarës së Arastës!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot u larguan kioskat (trafikat) të cilat ishin të vendosura pranë Minares së Arastët me ç’rast po i kthehet bukuria dhe pamja vizuele Minarës së Arastës!
Xhamia e Arastës ka pasur funksionin burimor deri në vitin 1960. Për të zhdukur pamjen e një qyteti oriental, qeveria e atëhershme, duke u thirrur në “modernizimin” e qytetit, rrënoi komplekse të tëra në bërthamën e vjetër të Prizrenit, ku fatkeqësisht edhe xhamia së bashku me lagjen “Arasta” rrënohet dhe ndërtohen banesa shumëkatëshe dhe objekti i Bankës, duke u zhdukur kështu në mënyrë totale pamja burimore e kësaj pjese të qytetit. Nga Xhamia e Arastës mbetet pa u rrënuar vetëm minarja, e cila është e ndërtuar nga gurë shtufe të lidhur me llaç gëlqeror. Nuk është e suvatuar, prandaj struktura shihet qartë. Ka bazë katrore me një derë druri në murin lindor që shpie në shkallët e drurit në brendi të minares (shkrim nga kosova sot)!