Me rastin e ditës së qytetit të Zveçanit mësohet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ishte shpallur qytetar nderi i Komunës së Zveçanit, kinse “për shkak të kontributit për ruajtjen dhe mbrojtjen e Kosovës”, shkruan Kosova Post.
Ceremonia e shpalljes ishte zhvilluar vitin e kaluar, ndërsa në arsyetimin për dhurimin e një titulli të këtillë është shkruar se kjo bëhet për angazhimin dhe përkushtimin e Putinit për mbrojtjen e ruajtjen e Kosovës, investimet e shumta posaçërisht në Zveçan.
Titullin qytetar nderi i Zveçanit, para Vuçiqit i është ndarë tenistit Gjokoviq, Marko Gjuriqit dhe presidentit rus Putin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.