Një video interesante që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur fëmijët përshëndesin ushtarët ukrainas.
Pamjet besohet të jenë xhiruar në qytetin e Kharkiv.
Videoja e cila është shpërndarë në Twitter, tregon fëmijët që vrapojnë tek vetura ku gjendeshin ushtarët e Ukrainës, derisa këta të fundit i ofruan atyre çokollata e ëmbëlsira.
Në sfond, fëmijët mund të dëgjohen duke thënë “lavdi Ukrainës”.
“Fantastike dhe emocionuese. Si u takuan banorët e rinj të Kharkivit me mbrojtësit ukrainas”, thuhet në mbishkrimin e videos.