Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Shtetet e Bashkuara u përpoqën të pengonin një marrëveshje për blerjen e njësive raketore ruse S-400 nga India, por se India ka dëshmuar se është një vend sovran dhe do të vendosë në mënyrë të pavarur se kur do të blejë armë, transmeton Kosova Post.
“Ne kemi parë përpjekjet e SHBA-së për të minuar këtë bashkëpunim dhe për të detyruar Indinë të ndjekë urdhrat e Uashingtonit dhe se si SHBA e sheh zhvillimin e rajonit. Por miqtë tanë indianë kanë thënë me vendosmëri dhe qartësi se ata janë një vend sovran dhe do të vendosin vetë se nga kush dhe nga cilët partnerë do të blejnë armë ”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
Pas takimit në Nju Delhi në formatin “dy plus dy”, ku morën pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme të Indisë dhe Rusisë, Lavrov vlerësoi se marrëveshja për blerjen e S-400 ka një rëndësi të madhe praktike për sigurimin dhe shtimin e kapaciteteve mbrojtëse të Indisë, raporton RIA Novosti.sho./Kosova Post/