Brukseli ka shkatërruar të gjithë arkitekturën e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, duke thënë se Moska nuk do të lërë pa përgjigje sulmet dhe sanksionet anti-ruse të Perëndimit, transmeton Kosova Post.
“Nëse flasim për marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së, strukturat e Brukselit shkatërruan edhe atë përparim që kishim bërë pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë e Krime e të cilat nuk u pëlqyen nga partnerët tanë përendimor”, tha Lavrov pas takimit me homologun e tij armen.
Ai ndër të tjera tha se do të duhej të ishte krejt e kundërta “ Moska do të duhej të reagonte kundrejt Evropës për mbështetjen dhe nxitjen e një grushti shteti në Ukrainë”.
Lavrov tha se Moska nuk do të mbetet pa përgjigje ndaj sanksioneve përendimore anti-ruse.
“Kjo seri sanksionesh e iniciuar nga anëtarët e BE dhe vendet e tjera perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, vazhdon, natyrisht. Ne nuk do të lëmë pa përgjigje sulme të tilla ndaj Rusisë, përfaqësuesve të udhëheqjes ruse, parlamentarëve rusë, kompanive tona që janë të regjistruara atje e që sipas BE-së janë fajtore , e të cilat BE pa ndonjë arsye dhe jashtëligjshëm i konsideron agresor”, tha kreu i diplomacisë ruse.
Lavrov vuri në dukje se BE mendon se gjithçka i lejohet asaj edhe atëherë kur veprimet sanksionet ndaj Rusisë janë antiligjore.
“Fakti që BE po flet për paligjshmëri dhe mungesë të bazave ligjore ndërkombëtare për veprimet tona do të thotë vetëm një gjë – Bashkimi Evropian beson se gjithçka i lejohet asaj. Dhe kur BE fillon të na kërcënojë me sanksione të reja, unë thjesht mendoj se përveç ndjenjës se ka të drejtë dhe nuk e quan veprim të gabuar. BE ka filluar të ketë një mani tjetër – dua të them pandëshkueshmëri të plotë. Më duket se është një rrugë pa krye … Lobi agresiv rusofobik në BE po bën punën e tij … Ne nuk mund të mos i përgjigjemi kësaj armiqësie “, theksoi Lavrov, shkruan sputnik. Duhet të kujtojmë se Rusia ndaloi hyrjen e tetë shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të strukturave të saj zyrtare në përgjigje të sanksioneve të vendosura më parë. Këshilli i BE vendosi sanksione kundër gjashtë shtetasve rusë në 2 dhe 22 Mars të këtij viti./Kosova Post/.