Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione që do t’i shkaktojnë “kosto të mëdha” Rusisë nëse ushtria ruse sulmon Ukrainën, tha Ursula von der Layen në konferencën e mbrëmshme për shtyp të mbajtur pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, transmeton Kosova Post.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione që do t’i shkaktojnë “kosto të mëdha” Rusisë nëse ushtria ruse sulmon Ukrainën, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen.
“Le të mos ketë asnjë dyshim. Nëse Rusia shkon kundër Ukrainës, Bashkimi do të jetë në gjendje të marrë sanksione që mund të kenë kosto të mëdha për Moskën. Ne kemi bërë punën tonë në këtë drejtim,” tha Von der Layen në një konferencë për shtyp të kaluar, pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, raporton Reuters.
Charles Michel: “BE zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë”
Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së ranë dakord njëzëri për të zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë për një periudhë shtesë gjashtëmujore, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Udhëheqësit e Këshillit Evropian ranë dakord njëzëri për të zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë. “Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i përmbahet pjesës së saj të marrëveshjes dhe të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjeve të Minskut”, tha Michel mbrëmë, siç raportoi agjencia ruse TASS./sh.o./Kosova Post/