Lazio që kur ka zyrtarizuar si sulmues të tyre, sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, nuk ka shkuar mbarë në mes lojtarit dhe klubit, kjo pasiqë sulmuesi kosovar rrallëherë ka qenë startues, përcjell KosovaPost.
Ata kanë nisur negociatat për të transferuar sulmuesin e Liverpoolit, Divock Origi.
Belgu është i hapur për largimin nga “Anfied”, në mënyrë që të zhvillojë më shumë minuta te një skuadër tjetër.
Sipas “LazioNews24”, Liverpool është i interesuar për të shitur Origin para se kontrata t’i skadoj në fundin e sezonit.
Trajneri Maurizio Sarri është i interesuar për të sjellë Origin te Lazio në mënyrë që të garojnë për top katër, ngase nuk është i bindur nga qendërsulmuesi Vedat Muriqi.
Drejtori sportiv Igli Tare ka kontaktuar klubin e Premierligës dhe negocitat kanë nisur, derisa ditët e ardhshme do jenë vendimtare për të parë nëse kompletohet marrëveshje.
Ndërkohë, Muriqi pritet të rikthehet në Turqi, me Galatasaray dhe Fenerbahce të interesuar.