Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një mbledhje në Kuvendin e Kosovës për të vendosur nëse do të marrin seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që po mblidhet për referendumin kushtetues të Serbisë, përcjell KosovaPost.
Të tri partitë opozitare janë shprehur pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, duke e konsideruar këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për referendumin serb.