Lidhja Demokratike e Kosovës e ka refuzuar takimin me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i cili kishte ftuar në takim liderët opozitarë për të diskutuar për çështjen e vetingut në drejtësi.
Sipas zëdhënës së LDK-së, Sibel Halimi, qeveria nuk e ka paraqitur me saktësi opinionin e Komisionit të Venecias.
Prandaj, ka shtuar ajo se nuk ka hapësirë për të diskutuar në formën që ka propozuar kryeministri.
“Ne e kemi marrë Opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me Vetingun dhe e kemi trajtuar, të cilin Qeveria nuk e ka paraqitur me saktësi. Prandaj, vlerësojmë se nuk ka hapësirë për të diskutuar në formën që ka propozuar kryeministri.