Ka vdekur Hebin Shehu, veprimtari i njohur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), transmeton Kosova Post.
I ndjeri ishte kontribuues në shumë procese politike të Republikës së Kosovës. Për shumë kohë, ai ishte kryetar i Degës së LDK-së në Kaçanik.
Po ashtu, pas luftës ishte nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
Shehut i ishte dhënë mirënjohja “Ora e Presidentit”, në vitin 2018.