Në një konferencë për shtyp, Shkëmb Manaj dhe Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë renditur një varg akuzash ndaj partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Kosova Post.
“Lëvizja Vetëvendosje prej momentit që ka ardhur në pushtet, vetëm ka filluar t’iu japë strehë familjarëve. LDK po e përcjell me shqetësim këtë trend dhe kërkon që kjo të ndërpritet sa më shpejtë që është e mundur. Këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së ndërmarrjeve publike, aq më e keqe është mënyra se si po tentohen të arsyetohen këto punësime familjare”, tha Manaj.
Ndërsa Sibel Halimi ia ka kujtuar opinionit publik se Kryeministri Albin Kurti është dashur që ta prezantojë platformën e bisedimeve, para rifillimit të dialogut. Sipas Halimit, kjo ka qenë kërkesë e LDK-së.
Për më shumë, shihni videon: