Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike listën prej 110 kandidatëve për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell KosovaPost.
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkruar në facebook se kjo është lista e shpresës, që sipas tij besojnë në të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
“Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai.
LDK garon me sloganin “Zgjedh shpresën”, ndërkaq mban numrin 123.


























