Shkruan: Agim Vuniqi
E di që nuk mund të parandalohet votimi i Kodit civil, herët a vonë, por le të lëmë një korsi gjatë rrugës. Edhe sikur të ishte një ndalesë. Por le të ketë disa njerëz që besojnë se është e mundur të jesh i ndershëm, të jesh njerëzor, të besosh në Zot, brenda familjes…
Kjo çmenduri do të kalojë por do të marrë një dëm të madh. Shumë breza do të shkatërrohen. Le t’i ruajmë të paktën farat… Të kursejmë me gjithë këto marrëzi, për të shpëtuar farat, që kur të kalojë ky dimër i tmerrshëm, që kur të shkojë pranvera, ta mbjellim atë farë, ndërsa diçka tjetër nuk është pjesë as evolucionit Darvinist, as e librave të shenjtë.
Askush nuk thotë se duhet të nëpërkëmben të drejtat e njeriut, të cilat janë në Kartën Univerzale të të Drejtave të Njeriut, por në fund të fundit duhet të vendoset si do të vdesësh, a nuk duhet të sqarohet edhe kjo. Nganjëherë liberalizmi është si ekstremizmi, andaj kërkohet një marrëveshje e përgjithshme mirëkuptimi, apo kështu po dëmtohen interesat e grupit që kanë dashuri përkdhelëse deri në atë seksuale ndaj kafshëve, pra në shoqëri përveq ashik-dylberëve ka pasur edhe asi që e kanë humbur virgjinitetin duke derdhur farën në brendi të deleve, gomaricave, lopëve etj., edhe ata duhet të gëzojnë po ato të drejta, që Kodi Civil ua garanton të tjerëve…