Liderët e G7 u mblodhën ditë më parë në një samit në Gjermani , ku çështja e luftës në Ukrainë dominoi dhe agjendën.
Ndërsa liderët e vendeve më të pasura po bëheshin gati për foton e parë në Alpet Bavareze, kryeministri britanik Boris Johnson pyeti nëse duhet të heqnin xhaketat apo të zhvishen edhe më tej.
“Duhet të tregojmë që jemi më të fortë se Putini, le të tregojmë muskujt e gjoksit,” tha Johnson, duke shkaktuar të qeshura.
Ndërsa Justin Trudeau i Kanadasë tha se duhet të bëjnë një foto gjysmë të zhveshur mbi kuaj, duke iu referuar fotove të liderit rus Vladimir Putin ku shfaqet gjysmë i zhveshur.
Ndërkohë përgjigja e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me talljen e liderëve të G7 ka ardhur ditën e djeshme.
‘Nuk e di si kanë dashur të zhvishen, sipër apo poshtë belit, megjithatë spektakli do të ishte gjithsesi i neveritshëm për mendimin tim’ është shprehur Putini para gazetarëve gjatë një vizite në Turkmenistan.
Ai gjithashtu shtoi se do t’i këshillonte liderët e G7 që të hanë më pak dhe të ushtrohen më shumë për të arritur harmoninë e mendjes dhe trupit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS të Rusisë.s.net.