Një influencuese në Utah është kritikuar pasi la vajzën e saj 5 vjeçare të lyente flokët. Demi Lucy May Engemann, e cila e quan veten “CEO e mamasë së këndshme”, tregoi përmes një videoje në TikTok se vajza e saj e vogël Maude duhej të linte shkollën dhe të shkonte me të për të lyer flokët.
“Vajza ime pyeti nëse mund t’i zbardhte flokët në mënyrë që të vendoste ngjyrën rozë në to,” shpjegoi nëna 28-vjeçare në fillim të videos tashmë virale, e cila është parë më shumë se 9.7 milionë herë. “Ajo ishte kaq e emocionuar dhe ndihej kaq e madhe”, shkroi Engemann krahas videos.
Mirëpo, ajo është përballur me reagime të ashpra për këtë veprim. “Absolutisht jo,” tha një kritik. “Ka ngjyra të sigurta për t’i bërë ato rozë, zbardhja e flokëve është një jo e madhe.” Megjithatë, kishte nga ata që dolën në mbrojtje të mamasë dhe që e la vajzën të eksperimentonte me pamjen e saj.