Lëkurën e mollës mund ta përdorni në këto ushqime

Lëkurën e mollës mund ta përdorni në këto ushqime

Kemi dëgjuar shumë për përfitimet shëndetësore që ka ngrënia e një kokërr molle në ditë, por duhet të dini se dhe lëkura e saj ka po aq shumë vlera. Duhet ta shmangni zakonin për të qëruar mollën. Molla është një nga frutat më të njohura në mbarë botën dhe ka vlera ushqyese të pabesueshme.

Edhe nëse keni dëshirë që mollën ta hani të qëruar, ju mund të ruani lëkurën e saj dhe ta përdorni atë në gatime të ndryshme, në supëra, çaj etj.. Molla mban larg sëmundje të shumta si kanceri, diabeti, disfunksionet e mushkërive etj.. Në këtë artikull ne duam të ndajmë me ju përfitimet që ka lëkura e mollës.

-Detoksifikon mëlçinë tuaj

-Ul nivelin e kolesterolit të keq

-Është plot me pektin kështu që do t’ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë.

-Eshtë plot me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

-Ul ethet

-Lufton kapsllëkun dhe diarenë

-Ajo stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut kështu që është e mahnitshme kundër ulçerës dhe gastritit.

-Lëkura e mollës është plot me fosfor kështu që është e mahnitshme kundër problemeve me kujtesën.

Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, në lëngje, sallata ose si pure. Ajo nuk ka efekte anësore pra përdoreni sa më shumë që të dëshironi!