Një person është lënduar në Minierën e Trepçës, pasi ka rënë në një gropë, Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10, transmeton Kosova Post.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke kryer një inspektim në horizontin e 10 të minierës, ka rënë në një gropë rreth 2 metra të thellë. Viktimës i është ofruar tretmëni mjekësorë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës/KosovaPost/