Lenovo sjell laptopin e ti të fuqishëm me 128GB RAM

Lenovo sjell laptopin e ti të fuqishëm me 128GB RAM

Laptopët me qindra gigabajt RAM po bëhen realitet. Kompania kineze sapo ka përfunduar Think Pad P52 e saj, i cili ka 128 gigabajt RAM.

Sipas njoftimeve nga Lenovo, modeli i ri do të ketë deri në 6 terabajt memorie të brendshme, një ekran me rezolucion 4K të një diagonale prej 15.6 inç, një procesor Intel hexacore dhe një kartë grafike Nvidia Quadro P3200, transmeton KosovaPress.

Think Pad do të ketë dy Thunderbolts në një hyrje HDMI 2.0, një hyrje të vogël Display, tre porte USB, një kordon standard të kufjeve dhe një port eternet për transferimin e të dhënave në mes të kompjuterëve.

Ky model do të jetë në treg në fund të këtij muaji.

Lenovo ende nuk ka njoftuar se sa do të kushtojë Think Pad P52, por supozohet se do të konkurrojë me modelet e reja Dell Precision 7530 dhe Precision 7730, çmimet fillestare të të cilëve arrijnë në 1,199 dollarë.