Leonardo DiCaprio, aktori i njohur dhe fituesi i “Oscar” është një nga VIP-at të cilët kanë lobuar më shumë kundrejt ndotjes së mjedisit, mbrojtjes së bimëve si dhe shumë aktivitete që kanë në qendër ruajtjen e një planeti të pastër, përcjell KosovaPost.
Së fundmi, aktivisti është përfolur shumë nga fansat, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga veprimi i tij.
DiCaprio është fotografuar duke shijuar pushimet me Camila Morrone në ishullin St. Barts. Ai ka udhëtuar me një jaht luksoz, që sipas fansave e ka ndotur mjedisin.
DiCaprio ka lundruar në Karaibe me të dashurën dhe miqtë e tij që prej 1 janarit, me një jaht të mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dyoksidit të karbonit.
Përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar aktorin, duke e akuzuar se po tregohet hipokrit që ka kontribuar në ndotje, ndërkohë që ai është një ndër zërat më të fuqishëm të mbrotjes së mjedisit.
Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivoj publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë.