Prokuroria Themelore në Beograd lëshoi një urdhër për arrestimin e Cedomir Jovanoviqit.
Urdhri është lëshuar duke marrë parasysh se në disa raste, dhe pa justifikim, ai shmangu ardhjen në këtë institucion për të dhënë deklaratën e tij.
Kështu, policia duhet ta arrestoj opozitarin serb deri më 25 qershor, sepse dyshohet se ka rrahur trajnerin dhe pronarin e Klinikës së Terapisë Fizike “Physio Center” në korrik të vitit të kaluar, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Policia duhej ta sillte atë në seancën e caktuar për 26 mars, por kjo nuk ndodhi dhe arsyet nuk u njoftuan, raporton b92.