Letër ngushëllimi Baton Haxhiut, për humbjen e Oliver Ivanoviqit

Letër ngushëllimi Baton Haxhiut, për humbjen e Oliver Ivanoviqit

Shkruan: Imer Topanica
Ndonëse pak me vonesë, kam vendosë me ia shpreh ngushëllimet më të sinqerta Baton Haxhiut (më tutje B. H), për humbjen e mikut të tij Oliver Ivanoviq. Teksti i kolumnës së tij  të botuar më 16 janar në portalin Klan Kosova, me titull: ‘Vrasja e Oliver Ivanoviqit shenjë e frymës së ndarjes’; më preku shumë, vërtet ai tekst bartë me vete nota pikëllimi.

B.H, një gazetar i rryer (siç do t’i referohej në njëfarë mënyre Arben Llala), pavarësisht asaj që në të gjitha mediat ndërkombëtare vrasjen e Ivanoviqit e trajtuan si qërim hesapesh ndërmjet bandave kriminale në veri të Kosovës, ai u ngrit mbi këto vlerësime të pabazuara, si një feniks i vërtetë, ndonëse me dhimbje në kraharor, duke hedhur dritë mbi ndodhinë.

<<Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi>> – dëneset B.H nëpër rreshta. Duke e shtuar edhe një pyetje retorike: <<Çfarë porosie është kjo?>> -teksa aludon në vrasjen Ivanoviqit.

Sipas tij, kjo s’ka të bëjë me gjë tjetër përpos me atë se fryma e ndarjes është forcuar, duke përfunduar me një konluzion të dhimbshëm: <<Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë.>>

Fryma e ndarjes? Për ç’ndarje e ka llafin B.H? Druaj që ai ende po shikon ëndrra me Ish Jugosllavinë.

Pastaj e quan viktimë? Viktimë të një kauze? Cilës kauzë?

<<Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës>> – na qet në rrugë Batoni. Ne hamendësojmë, nëse nuk ka qenë pro-ndarjes, mos ka qenë pro bashkimit me Shqipërinë?, a thua?!?

<<Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme>> – na qetëson B.H. Sigurisht, ne s’kemi pse të mos i besojmë.

Madje as përpjekja e Halit Baranit (aktivist i shoqërisë civile në Mitrovicë dhe ish kryetar i KMDLNJ-së në këtë qytet), për t’ia bërë me dije që Ivanoviqi, megjithatë nuk ishte aq burrë i mirë (duke ia kujtuar që ai dyshohet të ketë qëndruar prapa vrasjes së 49 shqiptarëve), nuk ia lëkundin mendimet.

Ai këmbëngulë: <<Oliverin e kam njohur personalisht, për më shumë se 20 vite!>>.

20 vite? Dmth edhe disa vite para lufte? Unë i besoj. Mbase njëmend Oliveri ka qenë njeri i mirë. Sepse ta njohësh <<për më shumë se 20 vite>>, do të thotë shumë. Kushedi, ai ka mundur ta takojë nëpërmjet Zoran Stijoviq-it apo Jovica Stanishiq-it, të dy ish pjesëtarë të UDB-së (vet Oliveri dyshohet të ketë qenë pjesë e rojeve të urës, madje ka edhe dëshmitarë që e pohojnë këtë). B.H ka kohë që noton mbi këto ujëra. Ai i di gjërat.

…E po, pak me vonesë, i lutem të i pranonojë ngushëllimet e mia më të sinqerta, për humbjen e një njeriu të mirë. Paska qenë pjesë e një kauze të vërtetë dhe ne nuk paskemi ditur. Ngushëllime!/Kosovapost/

You may also like

Remzie Osmani: Kam agjëruar gjithnjë, por angazhimet në dasma viteve të fundit ma kanë bërë të pamundur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani,