LVV në Shtime njofton se kandidat për kryetar është Qemajl Aliu, transmeton Telegrafi.
Të nderuar qytetarë të komunës së Shtimes, të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ju njoftojmë se sot pas votimit të mbajtur nga anëtarët e Këshillit të Qendrës sonë, ne zgjodhëm kandidatin i cili do të na përfaqësoj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Jemi të nderuar që kandidat për Kryetar të Shtimes nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë Dr. Qemajl Aliu”, thuhet në njoftim.
LVV tutje thotë se “ashtu siç vendosëm ne, do të vendosin edhe qytetarët shtimjanë, pasi që ndryshimi është i domosdoshëm dhe i mundshëm vetëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE! Na priftë e mbara”.
LVV, ka bërë zyrtare edhe kandidatët tjerë, për Mitrovicë, Prishtinë, Pejë, Istog dhe Podujevë.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor./KosovaPost/