Shumë kamionë zjarrfikës po i përgjigjen zjarrit që shpërtheu në një depo që i përket Impianteve të Naftës Zahrani, që gjenden në bregdetin midis provincave Sayda dhe Sur në jug, transmeton Kosova Post.
Një zjarr i madh shpërtheu për arsye ende të panjohura në Impiantet e Naftës Zahrani në jug të Libanit, shkruan AA.
Shumë kamionë zjarrfikës po i përgjigjen zjarrit që shpërtheu në një depo që i përket Impianteve të Naftës Zahrani, që gjenden në bregdetin midis provincave Sayda dhe Sur në jug.
Agjencia zyrtare e lajmeve e vendit NNA raportoi se zjarri shpërtheu në një rezervuar të mbushur me benzinë dhe se askush nuk është prekur nga zjarri deri më tani.
Gjithashtu u tha se forcat e sigurisë nuk lejuan askënd të afrohej në zonë për shkak të një shpërthimi tjetër të mundshëm dhe se rrjedha e trafikut është ndryshuar.