Presidenti i Libanit, Michel Aoun dhe i ngarkuari me detyrën për formimin e qeverisë së re në vend, Najib Mikati nënshkruan dekretin lidhur me formimin e qeverisë së re, transmeton Kosova Post.
Presidenti i Libanit, Michel Aoun dhe i ngarkuari me detyrën për formimin e qeverisë së re në vend, Najib Mikati nënshkruan dekretin lidhur me formimin e qeverisë së re, shkruan AA.
Aoun u takua në rezidencën presidenciale Baabda me ish-kryeministrin Mikati i cili më 26 korrik u caktua me detyrën për formimin e qeverisë së re në vendin e qeverisë së Hassan Diab i cili dha dorëheqje më 10 gusht 2020 pas shpërthimit të ndodhur në portin e Bejrutit.
Në një deklaratë nga Presidenca thuhet se Aoun dhe Mikati ranë dakord mbi kabinetin e ri.
Gjatë nënshkrimit i pranishëm ishte edhe kreu i Parlamentit, Nabih Berri.
Situata ekonomike dhe politike në Liban
Libani i cili ka një strukturë të brishtë sa i përket ndarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe ekonomike që nga lufta e brendshme 1975-1990.
Shpërthimi i madh që ndodhi në portin e Bejrutit në gusht 2020, rriti problemet ekonomike në Liban dhe krijoi një krizë të re qeveritare.
Qeveria e kryeministrit Hassan Diab dha dorëheqjen më 10 gusht 2020 nga reagimet e ardhura pas shpërthimit, por prej më shumë se një viti qeveria e re në vend nuk është formuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes grupeve politike.
Presidenti i Libanit, Aoun më 26 korrik caktoi ish-kryeministrin Mikati me detyrën për të formuar qeverinë e re.