Me rastin e njëvjetorit të shpërthimit të tmerrshëm të përjetuar më 4 gusht 2020, forcat e sigurisë së brendshme të Libanit marshuan nga Sheshi i Dëshmorëve në Bejrut drejt Portit të Bejrutit ku ndodhi shpërthimi, transmeton Kosova Post.
Në Liban u mbajt ceremoni përkujtimore për personat që humbën jetën një vit më parë si pasojë e shpërthimit të 2.750 tonë të nitratit të amonit në Portin e Bejrutit, shkruan AA.
Me rastin e njëvjetorit të shpërthimit të tmerrshëm të përjetuar më 4 gusht të vitit 2020, forcat e sigurisë së brendshme të Libanit marshuan nga Sheshi i Dëshmorëve në Bejrut drejt Portit të Bejrutit ku ndodhi shpërthimi.
Në ceremoninë e zhvilluar nën shoqërimin e grupit të bandës frymore, Forcat e sigurisë së brendshme që u pritën me trëndafila në Portin e Bejrutit pas marshimit që zgjati rreth 15 minuta vendosën 214 trëndafila në përmendoren e ndërtuar në Portin e Bejrutit në përkujtim të personave që humbën jetën në shpërthimin e një viti më parë.
Me rastin e përvjetorit të parë të shpërthimit, në orët e para të mëngjesit në port u mblodhën diplomatë të huaj të cilët mbajtën një minutë qëndrim nderi.
Prej disa ditësh në median sociale janë bërë thirrje për të zhvilluar protesta dhe marshime të njëkohshme në zona të ndryshme të Bejrutit në përvjetorin e parë të shpërthimit i cili krijoi efekt tërmeti në kryeqytet dhe ku u prekën direkt ose indirekt një milion njerëz.
Me përkujtimin e atyre që humbën jetën në shpërthim dhe përfundimin e hetimit të kryer për autorët, në protestat që do të mbahen me kërkesën e vendosjes së drejtësisë do të shprehen reagimet ndaj drejtuesve që janë akuzuar për korrupsion dhe neglizhencë.
Çfarë ndodhi?
Më 4 gusht të vitit 2020, në Portin e Bejrutit fillimisht shpërtheu një zjarr në një depo ku gjendeshin lëndë shpërthyese dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.
Presidenti libanez, Michel Aoun, deklaroi se shpërthimi u shkaktua nga 2.750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në një depo në Portin e Bejrutit për 6 vitet e fundit.
Në shpërthim humbën jetën mbi 200 persona, mbi 1.000 të tjerë nga 6.000 personat e plagosur mbetën me aftësi të kufizuara dhe 300 mijë të tjerë janë zhvendosur.