Burimet mediatike kanë raportuar për padinë e Libanit kundër një kompanie britanike në Gjykatën e Lartë të Londrës për rolin e saj të mundshëm në shpërthimet e vitit të kaluar në portin e Bejrutit, transmeton Kosova Post.
Shoqata e Avokatëve të Libanit dhe katër palë të tjera, përfshirë të mbijetuarit dhe familjet e atyre që u vranë në portin e Bejrutit, kanë ngritur një padi kundër Safro Limited.
Paditësit kanë akuzuar kompaninë kimike të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar për ruajtje joshkencore dhe ruajtje të paligjshme të qindra tonë nitrat amoniumi, i cili çoi në shpërthimin më të madh jo-bërthamor në historinë botërore më datë 4 gusht 2020.
Kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri kohët e fundit bëri thirrje për një seancë plenare të Dhomës së Përfaqësuesve për të shqyrtuar padinë e të akuzuarve për shpërthimin në portit të Bejrutit.
Shpërthimi i 4 gushtit 2020 në portin e Bejrutit vrau 218 persona dhe plagosi më shumë se 6,000 në një magazinë që mbante 2,750 ton nitrat amoniumi për gjashtë vjet pa asnjë masë mbrojtjeje ose sigurie. Shpërthimi shkaktoi më shumë se 10 miliardë dollarë dëme./KosovaPost/.