Libri biografik për Hashim Thaçin promovohet në Londër dhe Paris (Video)

Libri biografik për Hashim Thaçin promovohet në Londër dhe Paris (Video)

Libri  “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, i cili ka zgjuar debat edhe në Kosovë do të promovohet të martën në Londër.

Libri i cili flet për jetën dhe karrierën politike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pritet të promovohet nga autorët e kësaj biografie, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, me pjesëmarrje të shume personaliteteve të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

Libri për Hashim Thaçin sipas Presidencës nga autorët e librit do të promovohet javën e ardhshme edhe në kryeqytetin francez, Paris.

Në Londër dhe Paris, presidenti pritet të zhvillojë takime me përfaqësuesit të dy shteteve.

Ndërkohë, libri biografik për Thaçin përmban jetën private dhe publike të Presidentit.

Në këtë libër janë cituar shumë personalitete botërore.

Ish zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili gjatë vizitës të Thaçit në Washington kishte thënë se Hashim Thaçi është George Washington-i i Kosovës.

Në kopertinën e këtij libri figuron edhe citati i mikut të madh të Kosovës, Bob Dol.

“Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës ishte mahnitës, dhe një njeri vendimtar për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi.

Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ‎1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij.

“Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshme, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers. Por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.”

Edhe ish sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright ka folur për Thaçin në këtë libër.

“Kam thënë gjatë Konferencës së Rambujesë së Hashim Thaçi është një politikan i lindur. Angazhimi i tij gjatë dhe gjatë luftës ka forcuar mendimin tim se ai është një politikan i aftë. Kam besim në vizionin e tij – një vizion që i mungonte Kosovës.”

Për rëndësinë e Thaçit në proceset politike për Kosovën, në libër është cituar edhe ambasadori Wolfgang Ischinger.

“Hashim Thaçi shkroi një kapitull të rëndësishëm në historinë bashkëkohore të Evropës përmes dy ngjarjeve kryesore: duke i prirë Kosovës drejt shpalljes së pavarësisë së saj dhe, pesë vjet më pas, drejt marrëveshjes historike mes Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve”

Libri me autor britanik ka zgjuar debat ne Kosovë, derisa pas Londrës dhe Parisit pritet të promovohet edhe në kryeqendra tjera botërore.

Libri tash e disa muaj është vendosur në platformën më të madhe online Amazon dhe mund të blihet edhe nëpër librari të ndryshme në botë.

You may also like

Kosova pret rekomandime pozitive nga Holanda për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet