Liderët evropianë janë ngritur sot në këmbë dhe kanë duartrokitur kancelaren gjermane Angela Merkel, në Samitin e Bashkimit Evropian i 107-të dhe i fundit për ‘Zonjën e Hekurt’ në Bruksel, njofton shtypi francez nga burime evropiane, transmeton Kosova Post.
“Shpresoj se nuk do të shqetësoheni nga kjo ceremoni (duartrokitje) për samitin tuaj të fundit,” i tha Angela Merkelit, presidenti i Këshillit Charles Michel.
Ai shtoi se takimet e drejtuesve të 27 anëtarëve të Unionit “pa Anxhelën do të jenë si Roma pa Vatikanin ose Parisi pa Kullën Eifel”.
Kujtojmë se sot në Bruksel ka nisur samiti dyditor i Bashkimit Evropian.sh.o./Kosova Post/