Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ndau medalje për luftëtarin nga Ozdemiri i Pejës, Agim Elshani.
Agim Elshani nga Ozdrimi i Pejës ishte njëri nga të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte një nga udhëheqësit e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se familja Elshani kontribuan brez pas brezi në përpjekje për çlirimin e popullit shqiptarë nga pushtuesit serb.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Familja Elshani nga Ozdrimi i Pejës kontribuan brez pas brezi në përpjekjet e popullit shqiptar për liri.
Agim Elshani që nga rinia e hershme, mori pjesë në veprimtaritë atdhetare, ndërsa fillimi i Luftës Çlirimtare e gjeti të pergaditur.
Ndër të parët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dita e Fitores dhe Çlirimit e gjeti si një nga udhëheqësit e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
RH