Të gjitha organet e trupit të njeriut janë të varur nga njëri tjetri. Kjo varësi e ndërsjellë nënkupton që çdo organ funksionon me ndihmën e tjetrit.
Lidhja Mes Sëmundjeve Të Zemrës Dhe Veshkave
Ekspertët kanë zbuluar pesë shtyllat kryesore të ndërvarësisë mes dy sëmundjeve të cilat janë:
-Episodet akute të kolapsit të zemrës mund të shkaktojnë dëme akute të veshkave,
-Kolapsi kronik i zemrës shkakton sëmundje kronike të veshkave,
-Përkeqësimi i funksionit të veshkave mund të shkaktojë kolaps akut të zemrës,
-Sëmundjet kronike të veshkave rrisin prevalencën e sëmundjeve koronare dhe aritminë,
-Sëmundje si diabeti mund të nxisin probleme me veshkat dhe zemrën.
Këto të dhëna tregojnë se nëse zemra është e sëmurë, rradhën e kanë veshkat. Njerëzit e prekur nga zemra dhe nga veshkat janë më të rrezikuar nga një vdekje e parakohshme, thonë ekspertët. Kur zemra bëhet e paaftë të pompojë gjak ajo ndikon menjëherë tek veshkat në mënyrat e mëposhtme: Sasia e gjakut pakësohet ndjeshëm dhe veshkat nuk kanë volum të mjaftueshëm gjaku për të filtruar. Kompensimi i rënies së volumit të gjakut shkakton një sërë ndryshimesh në sistemin nervor simpatetik dhe në hormonet të cilat kontrollojnë sasinë e kripës dhe ujit në qarkullim.
Këto ndryshime pakësojnë qarkullimin e gjakut në veshka. Problemet me zemrën rrisin presionin në vena, sidomos ato në veshka dhe përkeqësojnë funksionet e tyre. Nga ana tjetër, sëmundjet e veshkave shkaktojnë probleme me zemrën në dy mënyra: Sëmundjet e zemrës zmadhojnë depozitat e kripës dhe ujit në organizëm duke stërmunduar zemrën. Volumi i madh i lëngjeve në trup përkeqëson funksionet e zemrës dhe mund të shkaktojë probleme me pompimin e saj. Për më tepër, kur veshkat janë në telashe, toksinat e akumuluara në gjak rrisin rrezikun e sëmundjeve koronare.
Si Të Parandaloni Sëmundjet E Këtyre Organeve
Njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të trajtojnë hipertensionin dhe diabetin. Ata duhet të ruajnë një peshë të shëndetshme, të kryjë sa më shumë aktivitet fizik e të mos pijë duhan. Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave duhet të mbajnë nën kontroll të gjithë faktorët e rrezikut që kontribuojnë në sëmundjet e zemrës./AgroWeb