Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare

Ligj i ri për institucionet mikrofinanciare

Institucionet që filluan veprimtarinë si organizata humanitare në kohën e UNMIK-ut, më pas vazhduan punën duke dhënë kredi me interes të lartë.

Këto institucione mikrofinanciare, duke operuar si organizata joqeveritare, nuk paguajnë tatim. .

Deputeti Lumir Abdixhiku, thotë se kjo gjë duhet të ndryshojë, pasi, sipas tij, këto institucione kanë bërë keqpërdorime të mëdha financiare.

Për këtë është formuar një grup punues që do të punojë në ndryshimet e nevojshme në ligjin për institucionet mikrofinanciare dhe ligjin për OJQ-të.

Me ligjin e ri nuk lejohet më formimi i asnjë institucioni të ngjashëm, por do të shikohet si të rregullohen ato ekzistueset,raporton ktv. Nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se pritet që draft-ligji i ri për institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare të aprovohet.

You may also like

Yjet e futbollit që shkatërruan jetën e tyre pasi përfunduan karrierën

Numërohen të paktën 13 futbollistë, jeta e të