Rasti i parë i virusit të lisë së majmunit, i cili u përhap në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zbulua edhe në Viktoria, në Australi, transmeton KosovaPost.
Ministria e Shëndetësisë e Shtetit të Viktorias tha se 30-vjeçari kishte simptoma të lehta dhe kërkoi kujdes mjekësor përpara se të kthehej në Melburn më 16 maj.
Në deklaratë bëhet e ditur se testi i pacientit ka rezultuar pozitiv dhe ai ka qenë i izoluar.
Përveç kësaj, Ministria e Shëndetësisë së shtetit të Uellsit të Ri Jugor raportoi se një person rreth të 40-ve që kthehej nga Evropa ishte i izoluar në shtëpi për shkak të simptomave të pajtueshme me virusin në fjalë.
Së fundmi, raste të virusit janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, SHBA, Itali, Suedi, Francë, Kanada dhe Belgjikë.
Ndërsa virusi i lisë së majmunit, i cili u pa për herë të parë në Angli më 7 maj, është përhapur në Evropë në 2 javët e fundit, në Kanada janë 17 raste të dyshuara. Ndërsa numri i rasteve u rrit në 9 në Mbretërinë e Bashkuar, ka pasur 7 raste të konfirmuara në Spanjë, 5 raste në Portugali dhe nga një rast në Itali, Suedi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Belgjikë.
Lija e majmunit, e njohur si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy si specie Kongo dhe Afrikane Perëndimore.
Dihet se lloji i virusit në Kongo ka një rrezik vdekshmërie deri në 10 për qind, ndërsa lloji i Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekshmërie prej 1 për qind në çdo 2 raste.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha tek njeriu dhe rrallë nga personi në person, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe kruarje në trup./trt