Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar fushatën elektorale gjatë ditës së sotme në Suharekë dhe Rahovec, raporton Gazeta Blic.
Limaj ka thënë se mbështetësit e Nisma-s në këto qytete janë rreshtuar fuqishëm krah kauzës “Me Çlirimtarët”.
Tutje Limaj ka bërë thirrje të mos votohen ata që kur Suhareka është djegë flakë dhe populli i saj ka qenë në situatë të vështirë, ata kanë zgjedhur t’ia kthejnë shpinën vendit.
“Suhareka e din mirë se, Enver Hoxhaj e ka gjetur të gatshme edhe lirinë edhe partinë” thuhet në shkrimin e Nisma Socialdemokrate.
Postimi i plotë:
Prezantimin e kandidatëve tanë për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, sot e kemi bërë përmes një tubimi madhështor me mbështetësit tanë në Suharekë dhe Rahovec, të cilët janë rreshtuar fuqishëm krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët”
Kërkesa jonë për qytetarët e kësaj zone ishte që të mos votohen ata që kur Suhareka është djegë flakë dhe populli i saj ka qenë në situatë të vështirë, ata kanë zgjedhur t’ia kthejnë shpinën vendit, duke preferuar që luftën tonë për liri ta ndjekin vetëm përmes ekraneve televizive.
Suhareka e din mirë se, Enver Hoxhaj e ka gjetur të gatshme edhe lirinë edhe partinë.
Fshati i tij, Peçani dhe gjithë kjo zonë është në dijeni që okupatori serb gjatë luftës në Kosovë ka bërë gjenocid në këtë vend, dhe jo përpjekje për gjenocid siç e ka quajtur vet Enver Hoxhaj në librin e tij. Pra, Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë dhe Nisma do të ngre padi ndaj saj për të dhënë llogari për secilën viktimë në Kosovë.
Fryma jonë çlirimtare po jehon gjithandej, mbështetësit tanë janë ngritur në këmbë për ta mbështetur kauzën tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit, në mënyrë që
Parlamenti i Kosovës të këtë një zë të fuqishëm të Çlirimtarëve.
Ne, jo rrallë herë kemi nis, zhvillu dhe i kemi përfunduar me fitore betejat, por ne asnjëherë nuk kemi dezertuar siç kanë dezertuar edhe disa në Suharekë, si në kohë lufte ashtu edhe në politikë.
#MeÇlirimtarët #VotoNISMA121