Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të gjithë̈ punëtorëve ua ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Punës.
Limaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për vitin e dytë Kosova ëshë goditur nga pandemia dhe se gjendja e punëtorëve nuk është e mirë.
“Fatkeqësisht, kemi hyrë në vitin e dytë, që kur pandemia COVID-19 i ka sfiduar dhe dëmtuar edhe më shumë punëtorët e të gjithë̈ sektorëve në vend dhe për këtë uroj që kjo periudhë e vështirë të ikën sa më parë”.
“Përkushtimi i institucioneve tona duhet të jetë gjithmonë në funksion të krijimit të kushteve sa më të mira, që punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë, sipas standardeve më të mira evropiane, ku ne synojmë të aspirojmë. Urime!”, ka shkruar Limaj